Rreth nesh
ePorosia është një platformë për bizneset online që marrin porosi përmes chat-it. Ne e kthejmë bisedën me klientin në një porosi të strukturuar, gati për përpunim dhe dërgesë.
Problemi që zgjidhim
Shumë shitës kopjojnë me dorë emrin, telefonin dhe adresën nga mesazhet, bëjnë screenshot dhe i rishkruajnë për postën. Kjo merr kohë dhe sjell gabime: numra të gabuar, adresa që mungojnë, çmime të pasakta.
Si ndihmon AI
AI lexon mesazhin, nxjerr të dhënat dhe i krahason produktet me katalogun tuaj. Nëse diçka mungon ose nuk përputhet, porosia shënohet për verifikim në vend që të supozohet. Çmimet vijnë gjithmonë nga katalogu dhe vendimet mbeten tuajat.
Misioni
T’u kursejmë bizneseve online kohë dhe gabime, duke e bërë menaxhimin e porosive të thjeshtë që nga telefoni.
Vizioni
Një vend i vetëm ku porositë nga çdo kanal i mbështetur mblidhen, verifikohen dhe dërgohen te posta, me integrime që shtohen hap pas hapi.
Vlerat
- Saktësi: asnjë vlerë e shpikur
- Transparencë: tregojmë qartë çka funksionon dhe çka është në zhvillim
- Privatësi: çdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta
- Thjeshtësi: e ndërtuar për telefon
Përfitimet për bizneset online
- Më pak kopjim manual dhe screenshot
- Më pak gabime në telefon dhe adresë
- Pamje e qartë e statusit të çdo porosie
- Eksport i gatshëm për postën